O ba!

Kultura

O ba!

Nga: Manjola Markola Më: 10 nëntor 2021 Në ora: 07:23
Ilustrim

Flokët, e di, të tuat janë..
Mi fale atë ditë kur bota u ngjiz
Bota jo? botë e imja
Qenia ime ngjarë me një filiz
Duart zgjatur, një copëz të vodha,
Sytë ishin a buzët, se di
Një çast, a më tepër, në hon u hodha
Aty jeta nis gjithsesi,
Një bebëz miturake,i madh kristal
Pasqyrë e qiellit, lojë mirfilli,
Më rrëfeve vonë, se për ty u ndal
Koha, stuhi e një nate prilli,
E jo më the se gabove, se koha aty pikërisht
Akrepat e tokës, planeteve rrethuar
Befas jetuan pambarimisht…
O ba ,e di?! Akrepat fluturuan
Me ta bashkë ,unë ,ti çdo gjë,
Dhe eklipset e trishta vezulluan,
Dora e heroit s'më lëshon më,
O ba! Dhe sytë si ti më thonë,
Ballë i ndritur të dy njësoj
Duart dhe fjalët mundësisht çdo shkronjë
E muzgjet në vetmi si ti adhuroj,
Ecje krenare, kokëfortë buzëqeshja
Udhëtime hapësinore, shkretëtirë në det,
Valixhen e mendimeve, ku duhet heshtja
Në shtresa kujtimesh, trishtim i vrazhdë,
O ba…jam unë, je ti a një
Stuhi e akullt, durim i mbrapshtë
Simfoni e nëntë, asgjë,
Ecejaket lehtë të zhurmshme,
Zymtësia kundron thellësish,
O ba..kjo ndërgjegje e dhunshme
fisnike, më vret pabesisht
zhgënjimet e ngurta më lënë,
Stacion i fundit te ti më ndal
gotëzën kryeneçe m’ke dhënë
këshillë, veç një shkim pa fjalë
Diç shëmbëllehet te ty,
errësirë e mallkuar më ndalon
Befas s’më sheh në sy,
Hija e dyshimit si veladon
E rremë kjoi botë si për dreq
O ba, s’më njeh jam unë?!
Mjerisht pa të drejtë më heq
Prej vetes, më largon më shumë
E ndjej o ba këtë humnerë
gjumin ,ëndrrat mi mbështjell,
dënesem në prehra të tjerë,
Vegime të tmershme më sjell
makth i një nate më parë
rrënqeth çdo qelizë, çdo qosh,
dorë llahtarisht e vrarë
Zgjohet të prekë një bosh
Britmë e marrë e shpirtit
E imja britmë,o ba
Ish zgjuar zë i instiktit
por jo, asgjë nuk pa
Çurg i gjakut tonë
Valonte stuhishëm çdo cep
S'di në vdiq a jeton
O ba ,ky dyshim më vret
e nesërmja prapë ty më sjell
I largët, jo më si dikur
asnjë agim me diell,
ti zemrës i vure një gur,
më shmang ,shikimit i druhesh
kështjellë ndërtove mes nesh
s'më flet,dhe prekjes i ruhesh
Unë vuaj, o ba pse hesht?
në heshtje vitet kalojnë,
shpirti është thinjur ,çdo cast
askush nuk flet s’pyes as unë
se ti ,o ba ,të dy ishim një,
prej bisedave tona pafund,
tani shpresoj një fjalë, jo më
E di?! qielli u nxi papritur
Rrahjet e zemrës nisin sa shpejt
Në vesh kumbon një zë, e britur,
Shikimi larg në horizont më mbeti..
Kam ngrirë ,vite ,shekuj s'di sesa
Kështjellë e ndërtuar mashtirm
gjysmë e shpirit më la
Terr, dritë nuk kam, as fillim,
Po jeta…jo kjo, një tjetër
Gajaset në delir, kënaqet e qesh
një letër në sënduk të vjetër
shpresë për dy jetë më vesh
e gënjeshtërt heshtja jote
Më mbronte mua, ty të shuante

O ba , minutat i arratiseshin kësaj bote
ti ikje nga pak ,shpirti im vuante
Ëndrrat, makth i zi më tha
largësia jonë mendimet i fiku
Tren i trishtimeve ,më la
Në pllakën e ftohtë, e iku
O ba, përrallë pa hero më le
Pa lot, mëkat, jo më
E mban mend ,dikur më the
Unë e ti, s'na ndan asgjë...
Po vdekja,o ba,kjo shtrigë
Kthetrat i ngul pa mëshirë
Premton magjishëm intrigë
errësirë që vezullon më mirë
Ti heshte, e shtriga rrëmbimthi
të mori, nga jeta, plot ankth
Tashmë vetëm kalimthi
Mund të të shoh nga larg
po unë, unë ç’kërkoj këtu
në zemër një copë gur
në sy, të zezë një pëlhurë
e mes njerëzve të tjerë një mur,
ftohtësi e pllakës s'më prek
pse tashmë familja e saj jam
veç një mall më djeg
prej tij më shpëtim nuk kam
s'ka lule,buqeta, po gjembat me shpojnë
as lagështirë e baltës nuk ndihet
zogjtë çuditërsiht cicërojnë
jeta çdo ditë ripërtërihet,
më prek një dorë, sytë më rëndojnë
Një jetë kam fjetur, në botë tjetër
O ba, o ba je këtu,
Makth më rrëmbeu, ai makth i vjetër…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat