Jemi shqiptar të Arbnisë t’vjetër
Me kët tokë nuk ndrroj vend tjetër
S’na la turku greku e shkjau
Në shumë shtete kto troje ndau.
Sikur dielli që rrezon tokën
Në shumë luftëra e lam ne kokën
Gjaku i derdhur nga bijtë e trollit
Amanet gjer n’ditë të sodit.
Ku do vejmë e kudo shkojmë
Gjakun kurr nuk do e harrojmë
Nga Skenderbeu ai trim me fletë
Na i la kto troje amanet.
Amanetin që na i la i pari
Do ta ruajm djalë pas djali
Me i bashku kto troje tona
Si i bashkon krahët shqiponja.
Kushtrimi për bashkim
==================
Toka dridhet
Lëshon një za kushtrimi,
Pasthirrmë lirie
Ja dhe po vjen Agimi.
I derdhëm venitur lotët pa pra
Atëdheu na kërkon t’ia sjellim lirinë
Të mblidhemi majave ku shqipja fluturon
Me gjak e me pushkë do e bëjmë Shqipërinë.
Ah.! Atëdhe i shtrenjtë sa më ska
Nuk do të lëmë të venitesh nga barra që ke
Burrat e dheut ty të mbajnë dhe të kan mall
Do ngritemi uragan me pushkë të mbrojmë ne.
Pasthirrmash lirie, e u bënë oshëtimë
Trazuan malet dhe me lisat u bën bashk
Ndër beteja triumfesh ngarendën për lirinë
Sepse tokë e dhe atëdheu të duam me afsh.
Shqipëri etnike je një zonjë hierëndë
Do jesh më e bukura e këti globi
Dhe sa të ketë tokë , diell dhe hënë
Do të duam sepse ashtu të krijoi Zoti.
Tinguj Burimor Shqiptar
Do sjellë shqipja me krahët e veta
Nga ç’do cep e nga ç’do skaj
Do i mbledhë si një tufë lulesh
Nga ç’do pëllëmbë të tokës së saj.
Si një rrufe që del nga qielli
Me plot dritë e vezëllimë
Do i sjellë këngët më të bukura
Nga melosi i at’dheut tim
Fluturo shqipe e lire n’kto troje
Që amanet na i lan të parët
Me këngë të bukura si bletë ndër hoje
Do këndojnë përherë shqiptarët.