“Iu bashkova Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më saktë luftës në Kosovë.”, - i thashë.
E qeshura ndaloi. Sikur dallgët e çmendura të detit të qetësohen përnjëherë nga ndonjë magjistar, ashtu reagoi fytyra e Marisë.
“Çfarë, përse duhej ta bëje këtë?”, - e ngriti pak zërin.
“Sepse isha i dëshpëruar, zemër”. “Dhe iu bashkove UÇK-së?!”, - më tha ajo.
U krijua një pauzë.
“Ndoshta është më mirë... unë mund të largohem, dhe ti mund të shkosh në shkollë në Itali.”, - i thashë.
“Nuk do të shkoj në shkollë në Itali.”, - ma ktheu.
“Mendoja se e dashuroje Italinë”, - i thashë.
“Jo arsyeja e vetme përse doja të shkoja në Itali ishte se doja të largohesha nga ti, sepse të dashuroj.”, - më tha Maria.
Fragment nga romani “Ti” i shkrimtarit Ilir Muharremi.