Zgjohuni! Ju që jeni të fjetur dhe të përgjumur
Për dëshirën e madhe të dinjitetshmen e njerëzoren
Apo ëndrrën tuaj të kahershme, të kamotshmen shpirtëroren
Të përjetshmen dhe të pa realizuarën deri më tani!...
Ti populli im i shumë vuajturi, i nëpërkëmburi,
I shkeluri, i përbuzuri, dhe i përndjekuri ndër shekuj e breza!...
A po e ndjenë?, apo sheh?, apo je i shurdhuar?
Të janë verbuar sytë? Të janë shurdhuar veshët;
Apo fare s'je duke i dëgjuar?!
Me këto lojëra të fëlliqura, që po na ndodhin
Të pa para e të pa dëgjuara deri më sot?...
Dhe me këtë diplomaci të pistë politike!
Bisedime të ditura e të pa ditura në popull...
Përsëri si dikur... po donë me na nda:Tokë e flamur!
Fajtorët si gjithmonë udhëheqësit-politikanët,
Apo ndoshta fajet i kemi, edhe vet Ne?!...
Bashkëfajtore kryesor po thonë:
Këta të gjithë si duket mirë po e dinë;
Rusia dhe Evropa, në bashkëpunim me Serbinë!
Ndonëse, fatkeqësisht e mjerisht, ne gjithmonë pra;
Në hasmëri me Shqipërinë e tonin vëlla!...
Ty populli im, me emrin dhe ballin tënd të shkelur e të përbuzur
Me emrin tënd më të mirë në botë, SHQIPTARË!
Në Evropë:Pellazge-Ilire- Dardani
I njohur me emrin shumë të njohur e të vjetër, ILIRI!
Zgjohuni! Mos rrini të përgjumur e të fjetur
Ju o populli im, në Evropë që jeni më i vjetër...
Keq po na prehën teshat, dhe s'kanë me na ra tamam!
Atëherë si duket, ka me qenë shumë vonë:
Në fund ke me u penduar dhe ki me i ra pishman;
Për kufi, territor, Shqiptari, për Komb e Vatan!...