Në romanin “Ti” të shkrimtarit Ilir Muharremi trajtohen beteja të vërteta ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe.
Në vazhdim po ju sjellim një fragment të tillë:
“Beteja e dytë ndodhi pas disa ditësh. Kjo ishte masakra më katile që kisha parë. Katërqind të pafajshëm ishin vrarë nga kriminelët serbë. Të vdekurit i kishin grumbulluar në mes të një livadhi, duke i hedhur njërin mbi tjetrin. Ne ishim këmbësorë dhe rastësisht kemi hasur në këtë skenë makabre. Pamjet ishin tmerruese.
Sorrat ua nxirnin zorrët kufomave, ua hanin sytë, ua çukisnin kokat. I tërë livadhi ishte i mbushur me kufoma, disa ishin edhe pa koka, nuk dihej cila kokë është për cilin trup, ishin të hedhura si lakra. Më e trishtueshme ishte kur pashë edhe fëmijë të vegjël pa koka, madje pasi rrotullova njërën nga kufomat, pashë një fytyrë të vogël rrumbullake e që në gjoks i kishte ngelur i varur biberoni i gjakosur. Ishte fëmijë, fytyra e tij ishte e gjakosur dhe e baltosur, nuk e di sa ditë kishte, i ishte dekompozuar trupi. Në kokën time krijoja skena të ndryshme, se si serbët i kanë vrarë këta civilë dhe shihej që përveç automatikëve kanë përdorur edhe thika ushtarake...”