1.
Vijnë e ikin motet
Prore ato ndërrohen
Me lapsin në dorë
Mësuesi mat kohën
Ditët s'ndalen, rendin
Dhe ikin me radhë
Udhëtojnë pa u lodhur
Pas duke lënë mall
Këndoje këtë këngë,
O njeri i madh
Mësuesi s'po na flet...
Ai, është dritë për brezat...
Kur na këshillonte
Na ndante librezat
Me duar të veta
Lumturinë gatoi
Për jetën e re
Për shpresën e gëzimin...
Për Trimin, Qëndrimin
2.
Zemra e tij-
Abetare me germa
I tiji shpirt-
Rreze dhe dritë
Dhe shkollë e re
Për të gjithë ne
3.
Mësues i dashur
Kënga më e bukur
Të takon
Plot ëmbëlsi
Çdokush, ngado
Ta ka lakmi....
T 'kujtojmë përherë
Me mall e nder!
Vështirë e kemi
Mësues, pa ty
Nderi t'takon
Si galaksion...
Jeta na jep
Dromca hidhërimi
Kupa zhgënjimi
Oqean pikëllimi...
Fjala jote -dritë
Mësuesi ynë
S'deshëm t'shndërroheshe
N't'hidhur kujtim!
Ne me kujtimet
Kërrusur, dërrmuar
Rrugicave t'errëta
Duke shtegtuar...
Mësues i dashur
Ç'mund të jesh tjetër
Veçse një mall
Në pllakë të zemrës!
4.
Kur ike ti,
Eklips i diellit
Përdhe u rrëzua
E ne, me mall për ty
Si gjethe vjeshte
Me lot në sy...
Sa herë na flisje ti
Ylberi humbiste
N 'guackën pa perla...
E dashuria për të tjerët
Rritej, bëhej det...
E tani, kush do t'na flasë
Mësuesi ynë
Kjo do të mbetet
Fare enigmë...
Për ty fjala ishte e shenjtë
Dhe besa e shtrenjtë.
5.
Pa ty
Mësuesi ynë
Kudo vjeshtë
Zvetnim
Gjethe të rëna
Pikëlkim!...
Ti ike
Na le lamtumirën memece
Në të vetmisë strehë
Na le, mësuesi ynë
Me lot t'ngrirë n'pikëllim...
E shtunë-
Ditë e rëndë sa dhimbja
Ditë e zezë si hija
Ditë e gjatë sa nata pa gjumë
Ditë e rëndë sa mëkatet shumë...
Sa ngadalë hecte
Ajo ditë e trishtë
Sterrë, skëterrë, e brishtë!...
Atë ditë
Shumë dëshira u venitën
Çdo gjë u fundos
Në lumin e ftohtë të dhembjes
Atë ditë të shkretë
Heshtja mbretëronte e zbehtë
Atë ditë, vërtet
Kënga e etshme për jetë
U ndërpre në mes...