Mësuesi shembullor i nxënësve shqiptarë në Zarë, Vesel Lekaj

Kultura

Mësuesi shembullor i nxënësve shqiptarë në Zarë, Vesel Lekaj

Nga: Skënder Mulliqi Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 00:34
Vesel Lekaj

Edhe pse jashtë atdheut, atdhetarëve nuk u hiqet malli dhe kujtimi për dheun ku kanë lind, nuk hiqet kujtimi për prindërit, miqtë, shokët, kujtimi për dheun, kujtimi i atyre maleve dhe fushave, kujtimi për vendlindjen, kujtimi për kombin dhe shtetin.

Edhe pse ka disa vite qe u largua nga Kosova, nga Deçani dhe vendlindja e tij Lumbardhi, profesori Vesel Lekaj kurrë se la mallin për Kosovën. Njeriu vlerën e shtetit dhe të kombit e kupton më së miri në dhe të huaj. Lekaj qysh në rini ishte ngjizur më ide patriotike. Ai për t’i shprehur idetë e tij prej veprimtari të dalluar, u inkuadrua në radhët e LDK-së, të Dr.Ibrahim Rugovës. Ishte për disa vite anëtar i kryesisë të LDK-së në Deçan.

Kontributi i tij në shtet ndërtim dhe mirëqenie pa dyshim se ishte për çdo lëvdatë. Veseli ishte për të gjithë shokë dhe koleg i mirë, fjalë ëmbël dhe i dashur. Unë kam pasur rastin pas luftës në një tubim të LDK-së në Deçan, të dëgjojë Veselin , ku mbajti një fjalim të mrekullueshëm në denoncim të krimit të organizuar dhe vrasjeve politike të ndodhura pas luftës.

Veseli i mbaroi shkollimet e mesme në Deçan, kurse shkollimin superior në Prishtinë si student i dalluar. Ai e ushtron mirë edhe profesionin e piktorit duke ekspozuar shpesh në atele të Prishtinës. U largua në Zarë të Kroacisë dhe atje është duke bërë punë të mëdha për shtetin e Kosovës. Është nismëtar i paraleleve të para për nxënësit shqiptarë , që ata mos të harrojnë gjuhën dhe traditën e të parëve të tyre.

Vesel Lekaj u tregua ambasadori më i mirë për Kosovën edhe pse jo zyrtarisht. Me vullnetin dhe gjendshmërinë e tij, ai gjeti përkrahje të madhe në Zarë dhe në shumë vende të Kroacisë për shpërndarë te nxënësit shqiptarë rreze diturie. Por, thuaj se ky mësues i shqipes në Dalmaci po dallohet si dikur ata në Arbnesh, si Fishta, Ndre Mjeda, Gjeqovi...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat