Parlamentarët tanë
I ka rrokur sikleti
Flasin me mikrofon
E herë vet me veti
Flasin për të kaluarën
Madje edhe për prona
Ky është parlamenti
Zgjedhur me vota tona
Veshur me rroba të mira
Nuk ju mungon eleganca
Duke ja futur njëri tjetrit
Nuk mungon as arroganca
Deklarohen për Amerikën
Madje edhe për Izraelin
Kurrë nuk po e kuptojmë
Kush e fiton prore duelin
Nuk mungojnë as nofkat
Defatore dhe leshkuqi
Maskat kanë bërë të vetën
Nuk ju duket buzëkuqi.