Ti, Atdhe
Diellon vërtet
Lulëkuqe me fletë
Jetës i jep jetë
Ti, Atdhe
Valë madhështore
Në lumë dhe në det
Që ngjitet përpjetë
Nga bregu në breg
Ti, Atdhe
Shekujt i shndërrove
Në unaza t’arta
Tufane e shtrëngata
I ktheve në shpata
Ti, Atdhe
Hapërove gjatë
Lart edhe më lart
Me djersë dhe me gjak
T’u rrit Yti shtat
Ty, Atdhe
T’i dogjën vatrat
Dot s’t’i k’putën flatrat
As kullat s’t’u shembën
Armiqtë kurrë s’të trembën
Prej kusar’sh e cubash
T’mbrojtën zemra burrash
Ti, Atdhe
Fushë lulegjaku
Kreshta me dëborë
Dhe valë në trazim
E kthjelltë, plot shkëlqim
Ti, Atdhe
Je gurrë përherë
Që s’shterrë asnjëherë
Ti je lisi degashumë
N’stuhi dhe furtunë
Ti, Atdhe
Je rreze-ar
Lulëkuqe kokëlartë
Prore i paepur
Plisbardhë nëpër shekuj
Ti, atdhe
Kurrë nuk u kote
Në netët e gjata
T’shekujve t’kësaj bote
N’cegmë e suferinë
Nëpër mote, stinë
Ti, Atdhe
Je fjalë e besë
E pathyeshme n’jetë
I mbushur me shpresë
Që s’tretet n’harresë
Me guxim, qëndresë
U bëre fortesë
Ti, atdhe
Ke zemër t’hekurt
N’ errësirë je pishtar
Shpesh me shpirt t’trazuar
Si vullkan me llavë
Ti, atdhe
O truall amtar
Flori për shqiptarët
Brez pas brezi me gjak tonë
T’i ushyem damarët
Ti, Atdhe
Askurrë i lodhur
Kurrë s’t’u k’putën këmbët
Nga i gjati rrugëtim
Prore plot guxim
Ti, Atdhe
E ke ditë shumë mirë
Se është rrugë e ‘shtirë
Deri te liria
T’solli besnikëria
Në netët skëterrë
Hapi kurrë s’t’u ndal
Shekuj dhe epoka
Kalove pa ndalë