(Kur të mos jem më, në këtë jetë, por
Të jem atje diku në krye të qytetit, apo katundit)
Porosia ime:familjes, fisit e plisave
Të më varrosni aty diku, nën hijen e lisave !
Të më mbuloni ngadalë, me dhe DARDANIE
Jo assesi me flamur, Turko- Arab
Dua të jetë flamuri ynë kombëtar, SHQIPËRIE !
Të më vendosni në një arkivol të thjesht
Të jetë i mbështjellur me mbulesën e bardhë!
Me këtë ju, do të dëshmoni gjatë gjithë jetës;
S'e jeni ju, jam unë,dh e kemi qenë gjithmonë, shqiptarë!
Në ceremoninë e varrimit tim
Të fundit; lutjet të bëhen vetëm shqip!
Do e s'do të ketë kurora,kjo fare nuk do të ketë rëndësi;
Kryesorja aty, asnjë fjalë të mos flitet arabisht, kurrsesi !
Me këtë do të më përmbushni amanetin dhe dëshirën time të fundit:
njerëzit që i desha, e më deshën, njerëzisht e Shqiptarisht:
Qofshin të qytetit, apo të katundit!...
Xhelal M.Hoxha