Hamallishta mal i shpesh,
gjithmonë t’kam n’kujtesë,
rrugës vjetër t’moshës re,
n’vlug t’etjës për një jetë.
Rrugë e gjatë nëpër mal,
shkollë e shpresës në Nishor,
ardhmeria e një brezi,
mundin n’dije e mrekullon!
Trupa t’vegjël mendje ndritur,
diamant identitetin,
lule t’bukura të një brezi ,
i një vendi n’Therandë…
Dardanin thonë e kanë nënë,
historinë e t’parve tonë,
kurr për jetë sado ta harrojnë.