E tash, poet, poezoi
jetës, por jo për çmimin
dashurisë, por jo për zhgënjimin
miqësisë, por jo tradhtisë
suksesit, por jo sakrificës
se për ato do mendojnë tjerët
Shkruaj
me ngjyra e pa to
bardhë e zi
më zë e pa të
por ëmbël e ngadalë
Thuri
ëndrrave dhe aromës se sajë
ylberit, sikur të mos vinte mbas shiut
ashtu si pranverës mbas dimrit
thurë me durimin, këtë ves hyjnie
Vargëzo
për dhembjen që nuk dhemb më
për mrekullitë që ndodhin dhe nuk i shohim
për lirinë në kafaz dhe jashtë sajë
për nënën, vargun e sajë t’artë
dhe tekstin e melodisë se zogjve
Ti poet
thurë, shkruaj , poezo, vargëzo
me këtë gjuhë perëndie
gjuhë poetike
gjuhë magjepsese dhe fisnike
Ti, mos u ndal
ose, vdis ngadalë.