Krusha e Madhe e Bajram Currit, Ukshin Hotit dhe dr.Fahredin Sh.Hoti u bë gjeografia e vdekjes për lirinë e Kosovës.
Poeti kishte ndjenjë vdekjeje dhe Kosova e përgjakur. E kishin përcjell ata të veshur në të zeza, që erdhën nga larg të qartur e të përjargur të veshur në të zeza për të vrarë doktorin e Krushës së Madhe dhe krushjanët... Në librin me poezi si kujtim na dalin para diellit me ngjyrat e lirisë,djepat me ninula për nënat e reja shqiptare dhe koha e flakës së luftës të djelmenisë (UÇK).
Jo hasëm i veshur në të zeza,nuk vritet Toka e Kosovës...! Kohë leximi: Poezitë e poetit Fahredin Sh.Hoti marrin udhën nëpër gjeografinë e atdheut (Kosova,faqe 5).
U rrite nëpër zjarrin e luftës
Fati i dhimbjes së madhe
Kalove nëpër djepat e tragjedisë
Nga shekulli në shekull brezni gjaku!
Sante jam bashkë me poetin e Krushës së Madhe, Fahredin Sh.Hoti dhe, sa të bukura janë bërë kulmet e kuqe, djepat plotë me ninulat e bilbilave të familjes, toka me bereqet, zilja e shkollës ...Zogjtë e Krushës së Madhe nisin porosinë e madhe sa hije të paska Liria, Klosova jonë...!
Për fund është thënë nga kritika letrare se poetët vdesin me buzë në gaz për kombin e tij...!