Sa e urtë
Sa e butë
Sa e thjeshtë
E sa e shkurtë
Sa n`gec n`gjuhë
E sa n`fyt
Sa n`buzë
E sa n`gryk
Herë rrumbullake
E herë fluturake
Herë e gdhendur
E herë e hëngër
Herë sa guri
E herë sa burri
Shpon si thumbi
E vret si plumbi
Fjalë që puqet
E fjalë që skuqet
Fjalë që shihet
E fjalë që fshihet
Fjalë që bie
E fjalë që vjen
Fjalë që sillet
E që zë vend
Rri n`qiell
Kur nuk është n`tokë
Është e kotë
Kur nuk është e plotë.