Mendova sot në mëngjes herët
Të shpërndaj urime në katër anët
Por, nuk di t,i gëzoj të tjerët
Sikur ministrat e politikanët
Të veshur shik e me versaqe
Para kamerave jane adaptuar
Urimet dhe përgëzimet me fjalë
Nuk dallohen nga viti i kaluar
Ata i kanë xhepat e thellë
Madje madje me shumë para
Nuk kanë lënëi sot drekat-darkat
Pse të vizitojnë familje fukara
Disa janë përshtatur protokolit
Agjendës e pse jo edhe rendit
Pse të mos shfrytëzohet
Festimi treditor jasht vendit
Edhe nga shtresat tjera
Urime Urime të pafund
Dita e Flamurit kremtohet
Edhe te ne në katund!