Kush është burrë e nuk frikësohet
Vjenë me ne e na bashkohet!
Të mbrojmë lirinë e Vatanit
si dhe nderin e shqipëtarit.
Kallne, kallne,
qitnja zjarrin,
të mbrojmë nderin e Vatanit.
Kallne ,kallne qitja flakën,
shkrum e hi ta bëjmë armikun,
e t'vdesim pa u trembur,
për Lirinë e Vatanit.
Kërset pushka n'atë buzë mali!
Përshëndët krushqtë e Lirisë!
O ju trima t'kësaj toke!
Bëni qendresë të pa mposhtër,
hapni varrët për armikun!
T'mbrojmë nderin e kësaj lokje.
Po fryn stuhi Murlani.
Luftë Kosharje n'flakë zjarri,
po luftojnë Shqipët e malit,
shkulinë megjët e qifarit,
për bashkimin e Vatanit!