Po të lutem sa këto lule e zymbyla që mbulojnë varrët
Sa këto male halore ,ahu , bungu e pisha
Lulëkuqet e rrënjosura në tokën dardane
Bletët që i shijonin për nëktar
Sot u zëvendsuan në hiena dhe bisha !
Rrugët e gruposura dhe gërmadhat e rrënuara
Që ndeznin më etje flakadanin e lirisë
Dhe duart që përshkruanin shqiponjën dhe patriotizmin
U rikthyen në rrugët e varfërisë.
Të lutem Vendi im
Mungesën e shpresës , percjellin vuajtjet
Parqet që nuk gëzojnë , të moshuar dhe as fëmijë
Entuziazmi dhe lutjet vetëm për migrim
Çdo ditë lendojn shpirtin tim ..
Të lutem vendi im
Për nder të burrërisë së trimavë të Drenicës
Luftetarë dhe heronjë Shotë e Azem Galicës
Shndrrimit të shtëpiave në muze
Arkivë i plumbave Jashare
Në labidaret e tyre
Valon Shqiponja dy krenare
Andaj të bashkuar si asnjëhere me parë
T’i ruajmë vlerat e vendit tonë Shqipëtarë
T’ia thurim këngës lirike dhe epike
Për të festuar Shqipërin Etnike !