Në sallën e Teatrit “Adriana”- Ferizaj përfundoi edicioni i 49-të i Festivalit “Kosovarja Këndon”- Ferizaj 2021. Në pranin e një numri të konsiderueshëm të shikuesëve, prezantuan 13 kanditate nga vise të dryshme të Kosovës (Gjilani, Podujeva, Prizreni, Ferizaj, Prrishtina) dhe nga Preshava. Këngët i përcolli orkestra e AKV “Kastriotët” me formacion të zgjeruar, nën udhëheqjen artistike te Fitim Bytyçit.
Juria kryesore ishte e përbër: Sami Piraj - kritik, publicist në fushën e muzikës; Rreze Kryeziu - profeseroreshë e muzikës dhe Eliza Hoxha. Poashtu ishte edhe juria e ansamblit në përbërje të Murat Baliu- veteran i AKV „Kastriotët“; Florint Rexhepi – instrumentist, dhe Musa Ahmeti - udhëheqës i grupit të folklorit. që ndau çmin e kastriotëve, si dhe ajo e mediave, KL „Haki Braha“, (Driton Ramadani, Afrim Kurti) ndau çmimin „Skender idrizi“. Nga këto juri u ndanë këto çmime:
Vendi i parë: Rrezarta Ramadani
Vendi i dytë: Anesa Bunjaku
Vendi i tretë: Anisa Shabani
Çmimi special „Nexhmije Pagarusha“: Djellza Dedushi
Çmimi i ansamblit: Qëndresa Bunjaku
Çmimi i mediave: Rina Kurteshi
Festivali ndau edhe mirënjohje për të gjitha solistet pjesëmarrëse të cilat i ndau drejtoresha e kulturës, znj. Xhemile Murati- Shabani.
Në pjesën speciale prezantoni grupi i folklroit të ansamblit, nën udhëheqjen e Musa Ahmetit.
Festivali ndau plaketë posmortum për profesor Fahri Beqirin, i cili ndërroi jetë këtë vit.
Festivali së shpejti do të filloj përgaditjet për vitin jubilar 50 vjetorin e themelimit, i cili do të mbahet në vitin 2022.