Sulejman Dërmaku – bibliofil i rrallë

Kultura

Sulejman Dërmaku – bibliofil i rrallë

Nga: Shefki Stublla Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 16:07
Kopertina e librit

Pak fjalë me rastin e botimit të librit: “NË RRJEDHË LIBRI”, Shtëpia Botuese, “Rozafa”, Prishtinë 2021

Lexues i nderuar,këtë shkrim timin po e filloj me një konstatim: Sulejman Dërmaku është një bibliofil i rrallë ndër ne.Me veprat e veta origjinale e dëshmon këtë epitet.Është një njeri erudit,dashamir i rrallë i librit dhe i fjalës së shkruar. Sikur e ka kuptuar drejt sentencën e vjetër : shtëpia pa libra është si trupi pa shpirt.

Ky bibliograf i vyeshëm, njohës i mirë i librave,me sy shqiponje, bëri vlerësimin kritik dhe në njëzet e dy recensione vuri në dukje anët e mira dhe të metat e 22 librave të lexuar që botoi në librin e tij “Në rrjedhë libri”.

Fjala “rrjedhë”, në “Rrjedhë libri”është një metaforë që i përngjet lëvizjes së vazhdueshme të ujit në shtratin e lumenjve që në librin me këtë titull autori nuk e turbullon rrjedhën, përkundrazi e kthjellon pandërprerë kohën e ngjarjeve dhe dukurive shoqërore që shtjellohen në këtë krestomaci,të përbërë nga këto vepra të shtjelluara dhe analizuara:

1.“ Një botë tjetër” të Vahide Ibriqit,(poezi), 2.

2.”Shiu i harresës”të Shahbaze Vishajt (poezi),

3.“Lushtakët e Lushës”të Zeqir Lushakut,monografi,

4. ”Lokja”, roman i Ilir Murtezajt,

5.”Makth”, tregime të Gani Bytyçit,

6. ”Selmon Sh.Dërmaku”,monografi nga Sami R.Dërmaku, 7.”Anekdota 7”,të Salih Zogianit,

8. ”Mallkimi i shekujve”, roman i Gazmend Bytyçit,

9. ”Guri”,roman nga Sabit Alidema,

10.”Biografia e Prishtinës”,ode kushtuar Prishtinës,nga

Shefki Stublla,

11. ” Gjergj Kastrioti”,nga Fran Ukcama,poemë rrëfimtare e Ujkan Mërturit,

12. ”Shpella”,roman i Bashkim Hysenit,

13. ”Libri për detin” i Hajro Ulqinakut,”

14. “Kohë zhgënjimesh”,kronikë të Ismail Kastratit,

15. ”Andrra e Anës”, roman, i Teuta Haxhimusa-Çerkinit,

16 ”Prozë urbane,tregime,të Bajram Sefajt,

17. ”Anekdota”,të Sami Islamit,

18. ”Zemër”,roman i Bajram Sefajt,

19. ”Lisi i sokakut”,poezi nga Sylejman Topalli,

20. ”Zaskoku nëpër shekuj”,monografi,i Azem Çerkinit,

21. ”Klithmë malli”,poezi,nga Shaip Ademaj,

22.” Zhvillimi ekonomik dhe shtetndërtimi”,nga Ismail Kastrati.

Ngjarjet dhe dukuritë në veprat e prezantuara në këtë krestomaci janë vazhdim i pandërprerë i ngjarjeve të kohës ndër ne, në trajtë rryme apo ecurie në valën e zakonshme të viteve të jetës, sepse pa etnitet s’ka identitet.

Për shtjellimin e ngjarjeve dhe dukurive në këto vepra Dërmaku ka përdor mënyrën dëftore e shumë pak mënyrën kushtore. Që lidhet me fjalët rrjedhim e rrjedhimisht,si dhe rrjedhojë e pasojë..

Në të gjitha mënyrat e shprehjes autori flet rrjedhshëm,pa pengesa,sepse e njeh lëndën,flet pa kapërcime,në mënyrë të lidhur,flet me kompetencë sepse është mjeshtër i analizës.

Dërmaku i kushton rëndësi të madhe gjuhës,sepse e di mirë se çelësi i çdo kulture është gjuha e atij kombi, është si dokument dhe monument me të cilin, çdo popull, përfaqësohet para Zotit dhe para Botës.Librin nuk e kupton vetëm si arkiv kuptimesh shprehimore, si komunikim njëdrejtimor,por edhe si përmbajtje iuntelektuale shprehjesh,ndjenjash,informacionesh,idesh duke ia hapur derën kohës,pa marrë parasysh fenomenin gjeografik, historik dhe shoqëror. Është ithtar i ndriçimit naimian dhe vrojtimit fishtian, të ngjarjeve dhe dukurive për të zgjuar nga gjumi ndërgjegjen e mjegullt shqiptare.

Mendimet e tij kritike për veprat e shtjelluara në librin “Në rrjedhë libri” do ta kalojnë provimin e vërtetë të kohës.sepse mbështetet në vështrimin e shqiponjës nga pika soditëse duke i thënë një “Jo” të madhe nënështrimit,inferioritetit dhe represionit për të mos pranuar imponimet,sidomos ato represive.

Dërmaku si shkrimtar dhe kritik letrar i bëri vetes vendin në historinë e letërsisë dhe kritikës në Kosovë që nuk mund të anashkalohet.Shfaqja e tij në botën e krijimtarisë, kritikës dhe redaktorit gjuhësor të shumë veprave zhanresh të ndryshme krijuesish, ngjall vëmendjen e shumë krijuesve dhe të shkon mendja se Dërmaku është një Volter në detyrë që punon për zbatimin e gjuhës standarde shqipe në të folur dhe në të shkruar. Nuk është këtu fjala për një purizëm të tepruar, por për shmangjen nga përdorimi i fjalëve të huaj në vend të fjalëve origjinale në gjuhën shqipe.Këtë qasje e gjejmë edhe në kritikën e tij në “Rrjedhë librin” e tij.

Dërmakun e gjejmë në këtë libër si ndërmjetës mes lexuesit dhe librit duke ia shpjeguar lexuesit elementet themelore të përmbajtjes.Aristoteli në veprën e tij “Poetika” thotë: letërsia ka për qëllim përmes natyrës së vet mimetike të sjell katarsisin –pstrimin.Në këtë drejtim autori bën një vështrim shkencor për njohjen e objektivave të veprës. Eliminon paqartësitë dhe dykuptimsit. Qëllimi është të mos mashtrohet as të mos dezinformohet lexueesi.Në vepër analizon komplet veprën, narracionin, dialogun, monologun nga përmbajtja e veprës. Lexuesit i ndihmon si ndërmjetës për kuptimin e drejtë të përmbajtjes së librit.Ekziston një mendim:libri bëhet libër vetëm pasi të lexohet.

Dërmaku përveç prirjes krijuese ka edhe prirjen e të menduarit kritik.Kjo mund të dëshmohet edhe në 12 librat e tij të botuar gjatë jetës së tij.,ku si autorr me sytë e shqiponjës i vëren,analizon dhe boton në rrjedhën e kohës.

Përmes përvojës së vet si gazetar ka lëvruar pothuajse të gjitha llojet e shkrimeve informative-analitike dhe letrare-publicistike (editorialin, komentin, vështrimin, intervistën, reportazhin, udhëpërshkrimin, skicën etj.) Me një fjalë është njeri i pjekur letrarisht,gjuhësisht dhe atdhetarisht.

Dërmaku kur shkruan i zgjedh fjalët dhe fjalës i bën përmendore. Çdo fjalë e mat dhe përjetëson, sepse fjalët ruhen atje ku shkruhen.

Kush është Sulejman Dërmaku

Sulejman Dërmaku lindi më 17 mars 1950 në Shipashnicë (Dërmak) komuna e Dardanës (ish Kamenica).Shkollën fillore e kreu në vendlin dje dhe në Hogosht,kurse shkollëne mesme e kreu në Gjilan. Shkollën e lartë pedagogjike dhe fakultetin filozofik, gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në UP në Prishtinë.

Nga biografia e tij mësojmë: Dërmaku punoi si mësues në vendlindje, Tupallë dhe në Ferizaj.

Me gazetari është marrë qysh gjatë studimeve dhe gjatë punës në arsim. Ishte gazetar dhe redaktor i disa revistave për 35 vjet me radhë në Ndërmarrjen e Revistave “Rilindja” në Prishtinë.

Nga viti 1996 është kryeredaktor i revistës arsimore pedagogjike e shoqërore “Teuta”,që nga dalja e saj.Ishte kryeredaktor i revistës “Metalisti” dhe redaktor i revistës “Ekonomia”.Ishte anëtar i kryesisë dhe sekretar i Shoqatës së Gjuhës Shqipe.

Sulejman Dërmaku flet e shkruan me kompetencë për ngjarje jete me stilin naimian dhe fishtian.Qëllimi i kësaj qasjeje është të zgjojë ndërgjegjen nga gjumi i mjegullt shqiptar.Andaj,mendimet e tij për veprat e lexuara do ta kalojnë provimin duke shikuar përherë nga pika e vështrimi e kurrë nga pika e izolimit, me një “Jo”inferioritetit dhe nënshtrimit.Porosia:të mos pranohet kurrë imponimi,sidomos ai represiv.Në këtë vepër i jep shpirt gjuhës dhe mendjes së shëndoshë.

Sulejman Dërmaku,si krijues dhe si kritik letrar i bër vetes vend të merituar në historinë letrare kulturore që nuk mund të anashkalohet.Kjo mund të dëshmohet me punën e tij si redaktor gjuhësor i shumë librave. Duke ngjallë vëmendjen e krijuesve aktivë. Këtë ndjenjë e përforcon njeriu kur lexon mendimet e tij objektive kritike edhe në librin “Në rrjedhë libri”.për 22 librat e analizuar,ku paraqitet si një Volter gjuhësor,për një drejtpeshim të saj në kohë dhe hapësirë,duke i bërë një përmendore fjalës shqipe.Andaj,çdo fjalë e mat dhe në libër e përjetson,sepse gjuha ruhet atje ku shkruhet.Librin nuk e kupton vetëm si arkiv gjuhësor, si depo kuptimesh shprehimore, si komunikim njëdrejtimor,por edhe si përmbajtje intelektuale shprehjesh e ndjenjash,idesh dhe informacionesh,duke ia hapur derën kohës,fenomenit gjeografik, historik e shoqëror,por më shumë librin e konsideron si shokun më të ngusht të njeriut, nga i cili mëson dhe kulturohet.

Gjuha e librit “NË RRJEDHË LIBRI është e qartë,ka një invidualitet të mirëfilltë. Dërmaku e di mirë se çelësi i çdo kulture është gjuha e atij kombi..Gjuha është si dokument dhe monument me të cilin çdo popull përfaqësohet para Zotit dhe para Botës.Pa etnitet s’ka identitet.Dërmaku përveç prirjes krijuese ka edhe prirjen e të menduarit kritik.Kjo dëshmohet edhe në 12 librat e tij ku si autor me sytë e shqiponjes vëren,analizon dhe shënon ngjarjet në rrjedhën e kohës.Ishte anëtar i kryesisë dhe sekretar i Shoqatës së gjuhës shqaipe.Nga viti 2019 është kryeredaktor i revistës “Metafora”botim i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.

Përfundim

Me këtë shkrim desha të tregoj shkurtimisht,kush është Sulejman Dërmaku si krijues,si kritik letrar,si redaktor gjuhësor, recensues i shumë librave me porosinë:nëse dëshironi që libri juaj të ju flas si duhet shqip, ia dorëzoni Dërmakut ta redaktojë gjuhësisht.Këtë Bibliofil të rrallë ndër ne përherë e gjen me libër në dorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat