Kosovë-
Trëndafil i erërave
I stuhisë
I murlanit
E tufanit
Kosovë-
Lulëkuqe erë-lirie
Vatër nderi
Bese,
Qëndrese
E lavdie
Gjuhën tënde të ëmbël
E dinë edhe yjet
Dielli
Lugjet,
Kodrat
Brigjet
Edhe pyjet
Të kam dashuri
N't'miat poezi
Shqipe dykrenore
Flamur kuq e zi
Për ty s'do t'pushojmë
Vargjet i thellojmë
E me maja lapsash
T'vërtetën ta ndriçojmë
N'emrin tënd, Kosovë
U bënë dhe t'liga
U bënë dhe mynxyra
Dhe tradhëti u bënë
U bënë dhe pazare
Mëkate e gjëmë
Të gjitha do të dihen
O e dashura nënë
E sot, Kosovë
Më e çmueshmja dashuri
Ta ndërruan dhe flamurin
Me hipokrizi
Me mungesë ndërgjegjjeje
Deri n'pakufi
Ky flamur kurrfare
Ne shqiptarëve
Na mohon etni
Na mohon prejardhje.