Këndo Rogana ime e dashur,
mbjell! Zëri yt rritet dritareve,
në kopsht, luadheve, kodrinave
rritet në libra dhe në mirëqenie.
Kallinjtë që po pjeken në ara
janë nga duart tua, djersa jote
janë poema që t´i po i shkruan!
Zemër, shijoje aromën e luleve
dashuria nuk ka lindje, as nuk
ka vdekje, është vetë perëndia.
Roganë, thëllëzë e fjalës shqipe
te këngë e ëndrrës do të ndalem.
Çfarë më takon s´e kam marrë,
do bëj çmos të rimarr at´që më
takon! Shpirt, unë do bëj luftën
time, që këngë e ëndrrës të mos
zbrazët, por ta fitoj atë që dje e
humba. Idetë e mendjes dhe të
mendimeve janë në ngjitje, dhe,
s´pushojnë së kërkuari tokat e
pushtuara, Shqipërinë deri në
Prevezë, në Tivar dhe në Iliridë…
Mbjelli të mbjellat Rogana ime
përqafoj lulet që vetë i ke rritë
shqiptar është kudo atdheu ynë
Çamërisë ia kemi borxh lirinë!
se Shqipëri është Molla e kuqe!...