M'i jep vargjet e gjata
E me to të ndërtoj shtatore të larta
M'i jep flatrat ti
Mbi to le t'pushojë flamuri kuq e zi
M'i jep rimat tua
Me to të thur këngët për SHQIPËRINË që e dua
Më zgjo në agim
Dëshmorëve të lirisë
T'ua qëndis xhamadanin e trimërisë.