Ende nuk i besohet askujt që një djalë i ri, një punëtor i shkëlqyeshëm i bankës, i bukur , i matur dhe kaq i zgjuar si Egzoni në moshën fare të re nuk jeton më.
E sidomos familja dhe motra e tij e njohur si modele e syzeve në Zvicër, Saranda Ademi nuk pajtohet se nuk jeton më vëllai i saj.
Ajo ditët e zisë i ka kthyer në ngushëllim me anë të penës së saj teksa ka thurur vargje prekëse për humbjen e vëllait të saj nga një aksident tragjik që nuk mundi të jetoj, një djalosh si ai që e donte kaq shumë jetën por edhe dhuronte gjak për të shpëtuar të tjerët.
Mes shumë vargjeve që Saranda poston çdo dite në rrjetet e saja sociale ajo që na preku pak më shumë ishte kjo që po jua sjellim më poshtë:
Elegji motre...
Më fal që u ligështova
Dhe nurin ta prisha ca
Jam motër e kurrë mos qofsha
OOO...Vëlla i motrës vëllaaa...
Më ike në ditë feste
Siç ikin zogjtë e Kosovës
E dhimbjet mbijnë mbi dhimbje
o lot o trishtim i motrës...
Më fal që i lutem Zotit
Të dal nga ky makth i rëndë,
Të zgjohesh ti afër nënës
E unë në shtratin tënd...
![Image](/media/botasot.info/images/2021/December/02/auto_262739151_1323993338059716_425937224879034751_n1638462362.jpg)