Drutë në zjarr këcasin
Ngrohen luftëtarët
Ibrahim Gjoç Lura
Bën kuvend me malet.
Njërin sy mbi vatër
Tjetrin sy mbi Mallë
S’e uli dot hasmi
Asnji mbret e krajl.
Me Bajram Beg Currin
Me Fan Nol mentarin
N’konaqet e Lurës
Uli vetë malin.
Me Elez Isufin
Dimrit me orteqe
Fyt a fyt me krajla
Ndër shpella e leqe…
O Ibrahim Gjoçi
O shtrëngatë rrufeje
Lurianët e tu
Njëqind vjet pas teje…
Njëqind mote lufte
Në kërkim t’lirisë
O Ibrahim Gjoçi
Kurora e Lavdisë!...
