Të gjitha organet e trupit
Organizuan një takim
Të zgjedhin komandantin
Propozimi ishte unanim
E para me propozim doli
Unë e meritoj, thotë zemra
Jam shumë funskionale
Më meritore se thembrra
Mëlçia me ton më të butë:
Edhe unë di të komandoj
Bile në bazë të funksionit
Pse vallë a nuk e meritoj
Propozimit ju bashkangjitë
Me shumë nervozë, zonja aortë
Pse të mos jam unë komandant
Meritore dhe e ëmbël sikur tortë
Më dëgjoni me kujdes
Mos i dëgjoni këta horrët
Në bazë të punës që bëjë
Mua më takon , thanë zorrët
Pas shumë polemikave
Me aklamacion votuan
Komandat të organizmit
Bythën dot e emëruan
Por e shkreta nuk dinte
Çka të bënte me nënshkrimin
Mbrenda tre katër dite u zu kaps
Dhe e kundërmoi tërë organizmin.