Ikën prindërit, të zënë për dore, në mëngjes
Ikën dhe ata, emigrantë, në tokë të huaj
Lulet mbetën pa erë, pa të të kristaltën vesë
E unë në aeroport, të fundit lot ruaj !
I përcolla të rinj prindërit, vite më parë
Ndejtën kohë, pranë fëmijëve pa ardhur...
Sa herë, nga mungesa e tyre, kam qarë
I përcolla të rinj, erdhën flokëzbardhur !
Shtëpisë si mysafirë rrinin, fjalë pak...
As unë fëmijë si atëherë, s’kam mbetur
Sot në mëngjes, ata ikën, fluturuan larg
Në tjetër vend, ku rininë e tyre lanë tretur !
E vetme aeroportit qëndrova, fillikat
Me mall fëmije, si dy fëmijë, i përqafova
Ai zog i hekurt me krah, u ndgrit qiellit lart...
Bashk me prindërit, fëmijërinë përcolla !
Në dhomë kur hyra, krevatin bosh e gjeta
As këpucët nuk ishin, as zërat e tyre...asgjë !
Fustanit të mamasë harruar, veshtrimin treta !
Kur malli të më marri, të flasë e rri me të