Kërkomë
Kur ndjehesh i vetmuar mes njerëzish
Apo, në mes stuhive të jetës
Me shpirt të trazuar apo të humbur
Sikur qielli që ta ka nxënë kokën
Ti, i dashur, kërkomë
Unë do i le dhembjet e mia
E do te vijë, por nuk do rri
Ndersa
Kur më gjenë
Në këngen tënde të preferuar
Sytë e mi në çdo petal lulesh
Apo zemrën tënde vetëm tek unë
Atëherë, i dashur
Kërkomë, ku jam e ku s’jam
Se edhe nëse bota rrotullohet
Unë do vijë dhe do te rri.