Nuk dita të jetoj
Sa e pata zemrën e shëndosh
Nuk dimë të jetojmë
Pa na tronditur jeta
Të digjëmi prush
U ankova dhe u mëzita
Çava për gjëra të imta
Çava për krejt
Çava edhe për ata
Që s`a ka vlejtë
Nuk dita të jetoj
Sa pata zemrën e bashkuar
Tani si të jetoj
Mase është copëtuar
Isha shëndosh
Kisha tërë familjen gjallë
Tash që mungon njeri
Zemra është ndalë
Vjen mbrëmja
Vendi rri zbrazur
Tash e vërej
Sa harmoni paskemi pasur
Kërkoja
Të rrije në oborr
Sot hijen ta kërkoj
Thuaj të dua
Fëmiut në jetë
Dija vlerën të gjallit
Deri sa vdekja një ditë të godet.