Kullë e Doçit, kullë qëndrese
Sofër buke, sofër bese
Me rrënjët në histori
Dje dhe sot në përjetësi.
Në kohën e Lleshit të Parë
Në këmbë u ngrit Lura mbarë
Treqind nuset luriane
Iu bënë turqve istikame.
Treqind djemtë me duvakë
Skuqën tokën pëllëmbë e gjak
Lurë moj lokja jonë kreshnike
Gdhendur në vargje eposike…
Jo ma pak Llesh Doçi Dytë
Lurës sonë ia puthi sytë
I dha Lurës zemrën e tij
Dashuri dhe Mirësi…
Ky Dod Doçi, Lleshi i Tretë
Plot me vepra në këtë jetë
Vend e nder vetes i bani
Gjer në Vatikan i ka shkue zani.
Ndërtoi të lumen kishë luriane
Paqë e Dritë në këto male
Papa Françesku dha bekimin
Dod Doçi nisi ndërtimin…
Lurë moj gëzo për birin
Me veprat si xhevahiri
Ç’t’i vendosi duart në ballë
T’i mjekoi plagët ngadalë…
Çdo grimcë e dheut lurianë
Bekim ku të shkel ajo kambë
Bekim paç ti brez pas brezi
Kur bjen muzgu e çel mëngjezi.
Ngado që hapi ty të shkel
Dritën e jetës përkëdhel
Iu fal njerëzve mirësi
Iu fal miqve dashuri.
Nuk e njeh lodhjen përtesën
Nuk e shkel kur e jep besën
Miq e shokë në çdo cep dheu
Me miq të mirë je si Anetu…
Si Anetu ti merr fuqinë
Nga Lura jonë merr krenarinë
Bir shtrëngate, gen humani
Të çmon Roma e Vatikani…
Vetë Papa kreymeshtari
Të ka pritur, o lurian djali
Për at’ truall është interesue
Ku gjithë fetë rrinë të bashkue…
Ku në një derë, nën një çati
Njëri vëlla është mysliman
Vëllai tjetër është katolik
Hoxhë e prift bashkë përditë.
Dod Doçi, Dod Lura
Pas të ndjekin gra e burra
Derën Doçit ia lartësove
Krenarinë Lurës ia shtove…
Lurë e Dibër dhe Mirditë
Veprat e tua prekin përditë
Se ti ke zemër bujare
Ti i bën ato krenare…
Dod Doçi, o shpirt ari
Me veprat si qelibari
Me përulje dhe thjeshtësi
Tu u falë njerëzve dashuri…
Tu ndihmue lurianët e tu
Me ta je si mishi në thu…
Djalë i çiltër, gen sojli
Të ka Lura dritë në sy…
S’të kam njohur, s’e kam ditur
Se një burrë Lura ka rritur
Se një djalë i mirë lurianë
S’paska shok në këto anë.
O Dod Doçi, s’ka vlerë fjala
Kur i ke punët e mbara
Kur i ke veprat e rralla
Kur e shtynë kohën përpara…
Kur i jep minutit vlerë
Edhe dimrin e kthen verë
Në orbitën e mbarësisë
Ecin punët e njerëzisë…
Nga Kunora e kep më kep
Të përshëndet dhe fëmija në djep
Për çfarë bën të lumtë dorë
Na i gëzove zemrat tona.
Lumja Lura që të ka
Gurë-gurë ke ba kala
Të ndrit hapi, të ndrit fjala
Dod Doçi të priftë e mbara!