Vëllai është mirësi e mëshirë prej Zotit. Vëllai është dhuratë e begati. Vëllai është mbrojte dhe krahë për vëllain, ai është shtyllë tek e cila shtrëngohet e forcohet në përballjen e tij me sprovat e kësaj jete dhe dalje nga natyrshmëria e pastër në të cilën Zoti e ka krijuar, sepse vëllai është dashamirësi e bekuar dhe dhuratë nga Zoti.
Poezia është një nga degëzimet e artit letrar, ku shtjellohet motivi në formë të vargëzuar dhe në kuptime të veçanta. Poezia është shpërfaqje jo e shkëputur e fjalëve të veçuara, e fjalëve a fjalive të radhitura njërën poshtë tjetrës për ta bërë një strofë dosido, por është një lidhmëri organike e fjalëve brenda vargut, e vargjeve brenda strofës dhe e strofave me tërësinë, është një transponim specifik unik i përjetimit, ndijimit a imagjinatës.
Veton Sejdiu është poet i përmallimit, ndërsa poezia është lëngu i jetës dhe mjalta e fjalëve. Poezia e Vetonit është pjesë përbërëse e qenies së tij. Poeti krijon një dialog peramanent dhe të mrekullueshëm me vetëveten, me botën dhe me njerëzit. Me prezencën e poezisë në shpirtin e tij, ai kurë nuk ndjehet i vetmuar. Në veprën e tij ballafaqohemi me një numër të konsideruar poemash dedikuar dashurisë ndaj vëllaut. Lirika e Vetonit (i lindur më 5 tetor 2001 në Smirë të Kosovës), është e gërshetuar me subjekte kushtar ndjeshmërisë ndaj njërit nga anëtarët më të dashur të familjes së tij.
Nuk ka dashuri më të madhe se sa dashuria për vëllain. Në vargjet e poetit Veton Sejdiu (tashmë banor i Zvicrës), shprehet dashuria e vëllaut për vëllaun: Zemra po më qan/ Syri më pikon/ Zëri po më ulurin/ Shpirti m’u cuptu nga/ Ikja jote lart në Parajsë. (Shkove).Partea superioară a machetei Askush nuk mund ta ndalojë dashurinë ndaj një personi. Kështu, as dashurinë time ndaj vëllaut tim s’mund ta largojë askush. Isha në moshën katërvjeçare kur vëllaun tim shtatëvjeçar ma morri lumi. Ishte një dhimbje e papërshkrueshme. Ndjenja që dikush në botën tjetër do të dojë dhe do të jepte jetën e tij për mua, do të rrezikonte gjithë botën vetëm për mua dhe që do ta kisha gjithmonë përkrahjen time, por asnjëherë nuk e harronim dashurinë mes nesh.
Ishin kujtime të paharrueshme kur në netët e vona dilnim në lagjë dhe loznim kukafsheftas. Ishte një kohë perfekte kur ishim shumë të dashur dhe kujdeseshim për njëri-tjetrin. Çdo moment të jetës, ndoshta ndonjëherë bëjmë prapësira, por ishin nga ato prapësirat që në fund kanë buzëqeshjen e vet. Vëllau i Vetonit ishte një njeri zemërmirë. Çdo natë kur Vetoni shte në gjumë, vëllau i tij vjente ngadalë dhe e përkëdhelte. Ja si e përshkruan poeti dashurinë e vëllaut ndaj vëllaut: Po i shikoja fotot e tua/ Sytë më mbushen me lot/ Nuk më ka mbetur më zë të ulurijë,/ por zemra nga mbrenda,/ po më ulurin. (Fotot e tua).
Poezia është testamenti i jetës, ndërsa bota kuptohet më së miri përmes shpirtit të poetit. Poezia është dimensioni më i pastër që e posedon qenja njerëzore. Vëllimi respektiv është një kontribut i veçantë që reflekton meditimet e një poeti të talentuar të mërgatës shqiptare. Veton Sejdiu tashmë e ka krijuar profilin e tij të veçantë letrar. Njeriu ka nevojë permanente për poezi, siç qielli ka nevojë për yje, siç pyjet kanë nevojë për pemë, siç bimët kanë nevojë për ujë, siç trupi ka nevojë për ushqim, siç mushkëritë kanë nevojë për ajër dhe siç syri ka nevojë për dritë.
Më një fjalë, poeti ishte i vetmi person që e ndjente dashurinë ndaj vëllaut të tij. Ishte një lumturi e jashtëzakonshme të kesh një vëlla si ai: Shpesh herë më duket se ta dëgjoj zërin/ Nganjëherë më duket se më thërret "o vëlla"/ në çast zgjohem dhe e kuptoj që/ në ënderr të kam parë,/ por në të vërtetë më ti vëlla/ nuk je në këtë botë dhe shpresoj se/ vetëm engjujt të kanë përcjelle në botën tjetër. (Më duket se të shoh). Qindra poezi janë shkruar për Kosovën, por rrallëkush ka qëndisur vargje mbresëlënëse si këto të Veton Sejdiut: Tokë e legjendave legjendare të Gjergj Elez Alisë/ Legjendë e mbetur në rrugëkryq të historisë. (Me zjarr dashurie errdha te ti Kosovë!)
Poezia është një arti i pakufishëm. Fjalët e Vetonit nuk kanë kufij. Ato shërojnë plagët e shpirtit dhe hapin sytë e të verbërve. Fjalët e vërteta e ledhatojnë dhimbjen dhe errësirën brenda nesh. Buka është fjalë, drita është fjalë, urrejtja dhe errësira janë fjalë. Fjalë që shërohen dhe fjalë që vrasin, fjalë që ndriçojnë dhe fjalë që errësohen. Nevoja për të folur është një nga nevojat më të nxehta dhe më të domosdoshme të njeriut, së bashku me nevojën për ushqim, për veshje, për dashuri, për vërtetësi dhe për drejtësi. Për një poet, nevoja për të thënë fjalë është si nevoja për të marrë frymë. Autori vjen para nesh me ndjenja dhe ide. Ai i përdor me kujdes fjalët që e ndihmojnë të shprehet, gjithmonë duke pasur diçka për të thënë.
E ardhmja është një jetë e pazbuluar, një kohë me plotë mistere, ku ndonjëherël ndalemi përballë pasqyrës dhe shikojmë sytë e na duket sikur po shikojmë të ardhmen, por është imagjinata jonë dhë shpresojmë se e arrdhmja do të jetë ashtu sikur kemi menduar. Ndonjëherë fillojmë të xhelozojmë nga pak kur vëllau i madh i jep më shumë vëmendje vëllaut të vogël, por kjo është një gjë kalimtare. Nuka ka gjë më të dhimbshme se sa ta humbish vëllaun në moshën e njomë, personin që e dëshiron më së shumti në botë. Është një fatkeqësi e madhe që të ndodh në jetë. Nuk ka se si të shpjegohet dhimbja kur e humb papritmas dikend që e don më shumnë se veten tënde! E shoh që asgjë nuk ktheht si më parë,/ më mungojnë fjalët/ dhe ngrohtësia jote në praninë/ e tëgjithë familjes sonë. (Tre shanca).
Veton Sejdiu është arkitekti i që riorganizon poetikisht botën, sipas shpirtit të tij, kaq i thellë dhe misterioz. Autori rigjen një rrugë për të dhënë një përkufizim të shkretëtirës që përgjon nëse nuk gjejmë forcën për të njohur përjetësinë e poezisë. Pronari i këtyre vargjeve nuk është një poet i shqetësuar, por një vetëdije e frymëzuar. Bukuria hyjnore në poezi zgjon shqisat e fjetura. Vargu i Vetonit na i mbush shpirtrat me ndjenja të bukura. (Baki Ymeri, Bukuresht, Vjeshtë 2021)
Veton Sejdiu
ÇDO DITË JETOJ ME SHPRESËN SE DO TË TAKOHEM ME TY!
Çdo mëngjes ishte i bukur kur ishim të vegjël. Zgjoheshim nga e njëjta dhomë për të ngrën mëngjes, duke pritur me padurim përfundimin e mëngjesit që të dilnim në oborr, të luanim si dy vëllezër që duheshim shumë. Po përfundonte vera, po fillonte shtatori, bashkë më shtatorin filluan edhe ditët me shi.
Ishte 29 shtatori, ditë me shumë shi, kur mua më errdhi një lajm që ma humbi mëndjen. Nuk isha i fortë se si mendoja se isha. Zëri im humbi nuk isha ma vëllai i madh që mbron vëllaun e vogël prej rrziqeve. Ishte vdekja që na ndau neve. Vdekja të morri ty si një njëri të pafajshëm në një moshë shumë të vogël, si një trëndafil i paçelur. Atë ditë u ndal rritja ë trëndafilit, u vyshk në atë natë të tmerrshme. Vdekja t'i la gjitha gjërat në gjysmë, e shuajti edhe dëshirën e madhe që e kishe për të shkuar në shkollë. Atë ditë kuptova që jeta nuk është e bukur siç thonin të gjithë. Pritsha dita ditës dhe dita ditës e malli për ty veçse rritej e rritej më shumë! Çdo ditë jetoj me shpresën se do të takohem me ty! Kam shumë mallë për ty saqë nganjëherë habitem duke shikuar derën se mos po hynë ti në shtëpi! Më mungon shumë sa nuk e di t'a tregoj, por më së shumti më mungon ai zëri yt aq i mirë të më thërrasë: Vëlla! Dëshira ime më e madhe është ta kthej kohën pas, por nuk po mundem e ti je largë meje, shkove aq largë nga unë! Sa shumë kam dëshiër që ti të ishe këtu me mua e të jetonim bashkë si dy vëllezër me prindërit e me një motër të vogël që ngjanë shumë me ty, për të cilën do të kujdeseshim në çdo hap për të. Nuk po ndhodhë kështu sepse je shumë larg meje, por shpresoj të vijë dita kur të takohemi, por ta them një gjë: Trimi im i vogël, nuk do të t'harroj kurrë dhe do të dua çdo ditë e më shumë!
Ike e na fike!
Sot u bënë 7 vite pa ty
I përlotur të thërras
E ti s’po më përgjigjesh
Jam tek varri yt
Ike e na fike…
Lotët e mi ta lagën dheun
I kujtosha ato ditë që lozshim
E kur duheshim fortë
Por tani më ka mbetur vetëm
Ta përqafoj mermerin tënd!
Vëlla të dua edhe në varr
Dashurinë s’mund ta shprehi
As me puthje as me përqafime
Por me lule. Eh vdekja e pamëshirshme
Ty ta morri shpirtin por edhe timin
Eh sa rëndë na rëndove
Nuk mundem më as ta mendoj
Që këtë jetë pa ty ta përjetoj!
Veç për ty po mendoj!
Vëlla ti mua më mungon
Malli për ty sa mali peshon
Dhe n’ëndërr të shoh ti s’je më
Në jetë zërin ta ndjej si melodi e lehtë
Ne na ndau e shkreta jetë
Dhë unë pa vëlla mbeta
S'të harroj kurrë përjëtë!
Për ty malli s'më lë të qetë
E di se nuk do të kthehesh
E di se s'kam për të të parë
E malli mua më ka marrë
Të më thirrësh një herë o vëlla:
Shtroma sofrën ta ngremë dollinë
Një kafe së bashku ta pimë!
Vdekja...
Kjo fjalë ishte e panjohur për ne të dy
Në ato vite që i kishim përpara
Por pastaj e kuptova se sa e rëndë ishtë ajo fjalë.
Vdekja ta morri jetën tënde të pafajshme
Në një moshë që ishe si një gonxhe trëndafili
I paçelur, i cili porritej pa u ndalur.
Por ai trëndafil u vyshk e u vyshk
Jo nga që s'kishte dritë dielli
Apo që s’kishte kush ta kqyrë
Por nga vdekja që errdhi në oborr
E cila të la pa shkuar as në parafillore
Dhe as në çantë me libra e fletore
Eh mor vëlla, tani s’kam si të të kthej
Në këtë jetë, por ka mbetur vetëm një shpresë
Ku në mundemi të takohemi
Në atë botë tjetër, shpresoj të të gjej Engjëll!
Shpresa të pashuara
Vëlla jetoj me shpresa
Shikoj nga dyert duke shpresuar
Se do të na kthehesh...
Vëlla dyert e kësaj bote
Janë hapur por ti nga kjo botë ike!
Çdo ditë mendoj për ty
E pyes veten: Kurë do vijë ajo ditë
Ta dëgjoj zërin tënd
Duke më thërritur: Bac ose Vëlla!
Por ajo ditë nuk do vijë sepse
Ti më lë vetëm, jo vetëm mua
Por edhe prindërit tanë
Ndoshta s’ke pasur dëshirë të ikësh
Por jetën ta morri një Engjëll!
Shkoj tek mermeri yt
Me lule në dorë dhe në krahun e djathtë
E mbaj nënën tonë
Shkojmë aty duke qarë halle
Se si ike ti nga kjo botë
Pa na thënë Lamtumirë!
Në fakt Vëlla në jetën reale
Shpresa po vdiste atëherë
Kur zemra e njeriut
Po pushonte së rrahuri.
Ike pa më thënë Lamtumirë!
Sa më mungon vëlla
Kur ishe në jetë gjithçka ishte ndryshe
Dhë ditët ishin më të gjata
E sot ti je heshtjaq e dheut
Tani më duket se s'ka më orë të sakta.
Tani mallin që kam për ty
Është në mëndjen time
Mëndoj ta lehtësoj pak dhimbjen
Dhe do jetoj por kurr s’të harroj
Ike pa më thënë Lamtumirë
Në digjet shpirti për ty
E unë të dua më gjithë zemër!
Shpirt i këputur
Malli i shkretë
Mendja ime humbi atë natë
Shpirti m'u këput
U dorëzua në atë natë
Zemrën ma shqeu mërzia
Dhe zërin ma mbyti qarja.
Dhimbja ma qau trupin tim
Malli ulëriti nga dhimbja
Nga mbrenda të fluturoi Zëmra!
Po më djeg malli i shkretë
Që s’të kam afër në këtë jetë!