Thonë nuk të bënë të lumtur ajo që ke në xhep, por ajo që ke në kokë!
Të pa mendët po t'i jepen çelësat e të gjitha bankave të botës, nuk di të jetojë jetën.
Gjithmonë jeta i duhet atij që e çmon dhe di t'i afrojë kënaqësi edhe kur ndodhet në kopsht me lule dhe kur ndodhet në shkretëtirë.
Jeta megjithatë nuk është gjithmonë lule, nganjëherë dinë të jetë edhe e idhët, por duhesh ta përballosh me guxim dhe durim pa i shkaktuar as edhe një pasojë.
Jeta është një ëndërr e ëmbël plotë nostalgji dhe dashuri për atë që dinë të ëndërrojë jo vetëm kur është në gjumë, por edhe kur është i zgjuar: duke ecur, punuar apo edhe duke medituar!
Jeta është edhe nuk është e përjetshme. E përjetshme është e atyre që janë të mençur, lënë vepra të pa vdekshme, vlerat e të cilave jetojnë edhe pasi të ketë ndërruar jetë autori i tyre, edhe ata që bijnë për atdhe nuk vdesin kurrë ...
Nuk është jetë e atij që rrinë e nuk krijon as një vlerë njerëzore, bënë vepra të ndyta dhe të pa moralshme, që lëndojnë interesin dhe të mirat njerëzore, pra njerëzt e tillë për fatin e keq të tyre dhe të shoqërisë jetojnë të vdekur për se gjalli. aq më keq nuk marrinë mundin as varret e të vdekurve t'i vizitojnë për të kujtuar se një ditë edhe vetë do të jenë atje.
Për më keq të tillët dinë të gënjejnë, të tradhtojnë edhe interesat e atdheut pa u skuq fare, janë të pa fat dhe të mjerë ata prindërë që kanë fëmijë të tillë dhe ai komb që e goditë kjo farë e keqe njerëzore.