Sonte dua... 

Kultura

Sonte dua... 

Nga: Xhelal Hoxha Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 08:47
Xhelal Hoxha

Sonte unë s'dua të jem i vetmuar,
Në këtë natë ku shkëlqejnë; yje e hanë, 

Pse me shiku muret e thata 

Kur mundem me u kënaq tujë tapa bukurinë tënde xhan


 

Sonte unë dua të kam pranë
Të pimë, me njëri-tjetrin, për dashurinë tonë të parë 

Dua të rrimë kokë më kokë;
si dikur kur ishim më të mirët shokë; tash më shumë se shokë


Nga mendja e shpirti ynë për dashnin që kemi,
Do të dua t'jemi bashkë e së bashku të dëfrehemi...
Me drita e qirinj të ndezur flake, zjarr !
Së bashku unë-ti, për dashuri që kemi, dashuri pa karar 


Se dashuria s'ka çmim , s’ka asgjë që të matet mbi dhe 

Se dashuria jeton edhe kur të mos jemi më ne 

Me erën e pranverës na flladit jona dashuri
Me gotat e verës që kemi, dua të ngrehim dolli !...

Bashkë me mua të jesh dhe ti E bardha, mjellma ime 

Ti që vure zjarr zemrës sime 

Si thuret gardhi me aq kujdes dhe dashuri
Le ta zgjojmë muzën dhe të thurim poezi 

  

Ta ndrisim e ta rrisim n'ekstazë muzën e dashurinë platonike 

Të vallëzojmë nën ritmin e këngës polifonike 

Me kitarë, lahutë e çifteli 

Po të mos ishim ne s’do ishte as kjo dashuri 

As e jona histori

Pra, Dijeni pra, ju të gjithë:
Ku ka dashuri ka jetë.
Ku s'ka dashuri, njeriu para kohe vdesë;
Kjo është masa e dashurisë sonë, dashuri e vërtetë !...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat