Mos e lëndo!
Lëkura e saj është e brishtë,
E bardhë,
Si zambaku i ujit,
E rrallë!
Mos e lëndo!
Ke parë ndonjëherë
trëndafil të mbyllur,
të trishtë?
Trëndafil,
që natës çelet,
dhe në heshtje qan,
fshehtas,
kur bota mbyll sytë,
kur mendja merr arratinë,
Kur nis' duken yjësitë,
Nën çarçafët e dhimbjes,
Me një lutje në shpirt,
O Zot,më mbro fëmijët!
Mos e lëndo!
Ajo si një hyjneshë
dashuron,
Ajo të mbërthen me zjarr,
Një botë të tërë pushton,
E prapë,
ty ta bën dhuratë!
Mos e lëndo!
Mos e shkel!
Nuk erdhe nga balta të shndërrohesh në baltë,
N'dhimbshuri formësohu,
Drejt qiellit,
Lart!
Nëse ti një herë i fal dashuri,
Njëmijë herë të tjera,
Do ta falë ajo Ty