Pse kacafyten ? - pyeti gjyshja,në shtëpi, përpara televizorit, me shtiza në duar , duke endur çorapet e nipit të vogël.
Politika i ka nxehur gjakrat, gjyshe , - ia kthen nipi i madh.
Sa mbaj mend unë, burrat shqiptar gjithnji kanë folur me zë të lartë, kur merren me politikë,- i buzeqeshi nipit.
Edhe në kohën e kumunizmit?
Sa iknin komunistat, shamatë e madhe bëhej më pas ,- qeshi gjyshja me të madhe.
Familja, i kërkoi gjyshes, që t’u tregonte diçka nga e kaluara. Ajo, pasi u mendua, nisi të tregoj, se si e pësoi i jati i saj nga politika.Pas luftes, në një grup shokësh të ngushtë ai u shpreh: “ Nuk bëhet shteti me opingarë, e opingaresha, se nuk dinë te lidhin këpucët që u dhuron pushteti!” Njëri e paditi. Policia të nesërmen e arrestoi.Nëna ime, gruaja e tij, njoftoi partinë, për gjëmen e madhe, që i ndodhi në shtëpi. Prindërit e mi e braktisën shkollën, për t’i dalë zot vatanit, kundra pushtuesve fashistë. U dashuruan në mal, kur ishin partizanë.Pas fitores mbi fazhizmin bënë një dasëm të madhe.
Nëna shkoi, të një partiak i lartë, të cilin paten komandant në luftë.Ia rrefeu ngjarjen e burrit të saj. Pse qe dikushi, e nxorri nga burgu. Një ditë, si rastësisht e takoi babin në kafe. Aq pak sa ndenji me te, i dha një këshillë:” Mos llap më, se kanë ndryshuar punët, dhe nuk kam se çfarë të bëj!”
Pas disa viteve komandantin e futën në burg, se e shpallen armik të partisë. Në shumë dyer trokiten babai , edhe nëna, për t’i dalë në krah komandantit të tyre. Kush i takonte, me zë të ulët i jepnin këtë këshillë:” Shihni punën tuaj, mos të shkoni në burg si ai!”
Kur na tregonin ngjarjen, edhe babës, edhe nënës u shkonin lotët rreke në faqe, - e mbylli rrefimin gjyshja , me shumë trishim në gjoks.
I shplaftë murtaja politikanët! - mallkoi nusja e shtëpisë.
Jo murtaja nuse se ajo bie në popull! I moçmi i ka mallkuar:” Politikanët hankshin krenat e njëri-tjetrit!”- e rikojtoi gjyshja buzagaz, humorin e vjetë popullor.