Miza n’qumësht

Kultura

Miza n’qumësht

Nga: Lulëjetë Dragidella Më: 15 dhjetor 2021 Në ora: 12:15
Lulëjetë Dragidella

Mizë moj mizë

Çdo ti në qumësht

Arti duhet ta pijë

Se ai duhet rritë

 

Mizë moj mizë

Çdo ti në kos

Gjyshja duhet ta hajë

Kockat që t`i trash

 

Mizë moj mizë

Çdo ti në djath

Daja do vijë

Mos u ba ti si fëmijë

 

Mizë moj mizë

Moj e vogëla mizë

Sa në qumësht

Sa në kos

Sa në djath

Nënën ma vure në makth.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat