Dashuri, lot dhe dhimbje 

Kultura

Dashuri, lot dhe dhimbje 

Nga: Ilir Muharremi Më: 16 dhjetor 2021 Në ora: 08:20
Kopertina e librit

"E kujtuam takimin tonë të parë, puthjet, shtrëngimet, ecjet nën dritën e hënës.

Pastaj prapë u kapluam nga valët e dhimbjes që na përshkuan nëpër të gjithë trupin. E qara dhe dënesa nuk pushonin te Maria. Gjymtyrët i shungullonin nga spazma e të qarit, sikur të përshkoheshin nga rryma elektrike, pastaj dukej sikur rrëqethje të ftohta i rridhnin nëpër trupin e torturuar.  

Ajo dukej sikur kishte humbur çdo ndjenjë.

Ia preka duart e ftohta, vëreja venat, që i rrihnin nën tëmtha si me çekan. U ul në gjunjë..."

Fragment nga romani "Ti" i Ilir Muharremit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat