I ka do djemë kjo Dardani,
pa tupana e pa gërrneta, n'dyert e kullave,
që rrallë i lindin nanat n'këto troje.
Besatorë e fjalatorë. Gishtin n'çark e synin n'thumb!
Fluturojnë kreshtave e dukagjinçe mbjellën arave
si farat e bardha.
I ka do djemë kjo tokë mizore,
nuk turrën, nuk heshtin, flasin rrallë e flasin mirë!
Rrjedhin damarve t'gjakut si krojet lugjeve.
S'e durojnë fjalën e randë e t'lehten s'e duen dardanët e fushave t'përgjakuna.
Fajet mos ua përmendni se t'vjerren n'qafë!
lavdin e duen pak si tepër.
Dardani,16.12.2021