Gëzuar, gëzuar
Të gjithë botës mbarë
E një gëzuar e veçantë,
Për popullin tim, popullin SHQIPTARË !
Të jemi gjithmonë të bashkuar;
Dalshim në të ardhmen, faqebardhë !
Me dashuri në komb, e në fe;
Në flamur, në besë e në atdhe...
Festën e Krishtlindjeve, për shumë mote urime !
Dritat e bredhit, të sjellin fat, lumturi e gëzime
Edhe pse në shpirt të molepsur e të sfilitur
Nga kjo pandemi të lodhur e të mërzitur...
Ta përcjellim sa më parë, 2021-ta, këtë vit të mbrapshtë
Këtë vit zezone, errësire dhe mërzie;kurrë ma mos ardhtë
Ta ofrojmë më afër dashurinë, dritën;
Për agun tonë të kësaj njerëzie:
Prandaj duam çdo herë, që ta shohim ditën;
Për hir të gjithë kësaj, shoqërie !
Siç thotë populli, këtë vit të ri, mos na raft me e harru kurrë !...
Nuk la asnjëri të kënaqet, as fëmiu me prindër as gruaja me burrë ...
Patëm shumë morte, asnjëri këtë vit nuk ishte plotësisht i lumtur...
Shpirti po na dhemb, për njerëzit dhe të afërmit tanë të humbur!...
Jo, jo, s'duam kurrsesi më lot,që të na mbesin dritat fikur;
As sot dhe as mot, në vitet që do të na vijnë, jo assesi më kot...
Përsëri dhe përherë, duam që të kemi dashuri,
Që të festojmë festat, me hijeshi e gëzime; çdo plak e çdo i ri!...
Dëshirë e kamotshme, për të gjithë njerëzinë...
Ne që të gjithë e nga të gjithë duam,
Ta largojmë sëmundjen, varfërinë e hajninë;
t'i tejkalojmë hasmëritë e të shijojmë lirinë...
Ta lëmë pas vetes një vit të ndarë
Të urryer e të përçarë...
Ta fillojmë një vit të mbarë;
Që e donë dhe dëshiron çdo shqiptarë,
Të përbashkuar e unitar.
Gëzuar, pra për të gjithë juve:
O Kombi ynë i ndarë;
dalshim në të ardhmen faqebardhë !...