Ikin vitet

Kultura

Ikin vitet

Nga: Fatmir Çitaku Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 11:24
Fatmir Çitaku

Në muzgun e hershëm të mëngjesit,

Vështroj  rrezet  e djellit mbi  horizont.

 Andej ku  shifen ret që valviten mbi  qjellë,

 Aty në kopshtin tim ku ulesha të pushojë.

 

I përkushtoj vargun rrugtimit të jetes,

Që gjason si në stinet e vitit.

Ëndrrat sikur ju falen kohes në kohë,

E rrugtimet mbesin tutje në kujtime.

 

Vuajtjet doja ti mbaja të mbyllura,

Të mos i gjenin, askush të mos  ti kuptoj.

Lëndimet shpirtrore i mbajta në zemër,

U mundoja që asken të mos ta lëndoj.

 

E përshkroja jeten si stinet e vitit,

Që nga rinija deri në pleqëri.

I ndava në stin e ashtu do doja të mbesin,

E të  mos ndjehesha i vetmuar në pleqëri.

 

Si pranver e mbuluar me  lule e nektar,

Që i gjason rinis e epshit vullgat.

Që ndjenja e djalosheris ishte e pastert,

E rrugtimi i tij synonte të arrinte gjithësinë.

 

Si verë  e mbuluar me bukurit e sajë,

Me freskin e mëngjesit e  vapenen ditore.

Mbrëmjet e zgjatura deri vonë,

E kohen e ndar edhe në ahenge gazmore.

 

Si vjeshtë  kur bujku punonte arenë,

Atëher kur vjelnin    mollë e dardh .

Ashtu si netet që u bënin martesa e fejesa,

Atëher kur ishte nji botë e mbarë.

 

Si dimri që  sillte atë bukuri,

Kopshti u mbulonte me petkun e ri.

Tutje kur u shifnin fëmija e lumtur,

Që rrëshqitësin  mbi dëbor me saj e ski.

 

Ashtu ikun vitet ikin e ne sot po plakemi,

Në shpirt e zemer mbesin histori.

Ndonjiher të lumtur por edhe të zhgënjyer,

Me frigen se  rinija po humbet në vetmi..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat