Urata e nënës

Kultura

Urata e nënës

Nga: Agim Desku Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 12:29
Agim Desku

Të dielën s'deshi nëna të më pagëzoj ndryshe

Veç me emrin e agimit Për një ditë të re me fat

Nga ai çast hijet e zeza i verboi drita e diellit

Këtë ditë pagëzimin e emrit e nisa në Durrah

Dëshmitar rrënjësh t'mia pellazge kam shumë

Homeri tërë dritën fliste për ta pa Zeusi

Vetëm në dritën e fenerit shihej jeta pellazge

Bota çmendej pse jetonte Besa e Konstandinit

Doruntinë ishte koha ime e ferrit dhe lirisë

Dhe tani jetoj për dashurinë e mbretëreshës

Që pati guxim të më pagëzoi me emrin Agim

Nga fundi i Titanikut më nxori urata e nënês

Sot i ruaj shumë kujtime të jetës e për jetën

Më ato të ferrit ia kam lënë vetë ferrit të zi

Ato ma të bukurat çdo ditë ia fal vargut të ri

Eh,poezi ç't'i fala të gjitha dashuritë e mia ty.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat