Natyrë e vdekur gjallon brenda qenies sime
Të përflakur në zjarr të emrit tim
Dhe trupi i plakur rinon në zëmrën e trupit të lodhur
Vetëbesim i mekur në heronjtë e çmendur të kohës
Pjatëlëpirës, endacake, vrasës, profetë të rrejshëm, gënjeshtarë
Sundojnë kohën , kur eminenca e lartëu është e plotfuqishme
E dorëzuar buze humnerës
Ne ngaqë jemi plot,
Jemi bosh me prezencën e tyre,
Inferiore të kohës
Natyra i fal dhe ua jep frytet e veta te begata , ata e vrasin dhe e gjymtojnë
Po si nuk ka një çekiç Thori si grusht rrënues që ndan hyjnoren e djallëzoren
Vrasje e protestë është heshtja jonë
Natyra proteston, s'e vret dot pasionin tonë kafshëror,
Ne mëndësojmë përjetësinë
Ajo s’fal as kur falët
Nënë na fal prehje të qetë
Përkundër vrasjes që ta japim përditë, e ngadalë.