Nga familja dhe nga shkolla kemi mësuar se paragjykimet na varfërojnë...
Shkurt e shqip, të gjithë ata që i përqafojnë paragjykimet dhe merren me to për qëllime destuktive, do të jenë prore të varfër, s’janë as do të jenë asnjëherë miq të mirë, ngase, po u morëm me paragjykim, ai na ngatërron, na ndrydh në shpirt, na varfëron, na e shtrembëron botëkuptimin tonë, na i deformon idetë që i kemi. Madje paragjykimi shëmbëllen me një burim uji, jo të kthjellët, por të turbullt. Mjafton një çast të pijmë këtë ujë të ndotur. Kështu ende pa arritur ta pijmë një gllënjkë të vetme nga ky ujë, ne do ta ndjejmë veten të mashtruar....
Nuk mund të krijohen bindjet duke u bazuar në paragjykime, më sa mund të krijohen kështjella me vrushkuj uji.
Në vend të paragjykimit preferoj vigjilencën, që është indikacion i besimit.
Nëse ndodh që tek unë i shihni dy veta, atëherë liromani rrugën dhe mos më pengoni, ngase unë jam vetëm unë, e s'jam tjetër, por paragjykimet mund t’ju ngatërrojnë.
"E dua Platonin, por më shumë e dua të vërtetën" - Aristoteli