Këngë shqiptari
N'liri malli
Shpirt i djegur
N'gropa zjarri
Nga fantazmatë e Ballkanit
Shtrigave plaka
T'shpellave t'malit.
N'a shpërngulën për Turqi,
Jo më pakë se 500 mijë
Gra e nëna me fëmijë n'gji
Me vajë n'buzë e lot n'sy.
Gjatë rrugës për n'Turqi.
Vdiqën pleqë
Gra e fëmijë
Mbetën rrugës
N'varre pa shti.
N'shkretina t'Anadollit.
Atje ne kur na dërguan
Kolonët serbë nga gjithë Serbia
Tokatë tona i okupuan.
Dardanisë emrin i'a ndrruan.