Floket na u thinjen
larg votres
e motres
e babait
e vellait
e nenes
dite per dite
mashtrojme jeten
dite per dite
hame ngapak
veteveten!...
Nuk më deshe
nuk më deshe sa të desha
nuk më do sa të dua
hyri dimri iku vjeshta
bashkë me buzëqeshjet tua..
Si
si ta shkruaj vargun
në këtë fund dhjetori
si ta qetësoj gjakun
në damarë kraharori
si t‘a ndal unë lotin
të mos rrjedh në sy
si ta ngroh unë motin
si të të takoj ty?...
Sonte
kujt i buzëqeshë sonte
kur s‘ta shof dot syrin
e në vetminë tënde
ëmbël t‘a puth gjirin...