Gjëmon deti,
malet po ushtojnë!
Për trojet shqiptare,
drangojtë po luftojnë!
Shqiptarëve;
për t’ju coptuar trojet,
krejt janë bërë njëanë!
S’përfilin vullnetin as t’Zotit,
që shqiptarët bashkë i ka lënë!
Për drejtën historike n’trojet e mia,
brez pas brezi na la Perëndia!
Etniciteti ynë ishte dhe s’u shua,
përkundër shfarosjes ai u dhjetëfishua!
Gjerë sa ka armiq,
prap do t’ketë drengojë!
Gjerë sa shqipja jonë;
Trojet t’i bashkojë!
Ta largojmë kulçedrën;
që na bëri zi!
T’jenë t’lira shqiponjat;
për t’ndërtuar shtëpi!