Te "Kroi i fshatit tonë" Lasgush Poradeci ka përdorur kryesisht tri lloje dashurishë primare, përveç të tjerave që janë dytësore apo sekondare, ato janë:
-Dashuria me sytë e ballit, (9-vargjet e pjesës së parë;
-Dashuria me syrë e zemrës,(11-vargjet e pjesës së dytë);
-Dashuria me sytë e shpirtit, (11-vargjet e pjesës së tretë).
1. Dashuria me sytë e ballit, të shikuarit bukur, kjo dashuri është piktoreske materiale, syri i ballit ashtu si e pranon një dashuri, ashtu edhe e largon, këta janë ndjekësit e lakmive fizike dashurore;
Argumente poetike:
"Kroi i fshatit tonë, ujë i kulluar,
ç’na buron nga mali, duke mërmëruar
Venë e mbushin ujë vashat anembanë
cipëzën me hoja lidhur mënjanë;
Cipëzën e bardhë, cipëzën e kuqe,
gushën si zëmbaku, buzët si burbuqe."
Apo:
"Venë e pinë ujë trimat anembanë
takijen me lule, përmbi sy mënjanë.
Takijen e dlirë, takijen e nxirrë."
2. Dashuria me sytë e zemrës, që ka ndjenjê, e shije ushqyese dashurore, zemra ashtu si e pranin dashurinë, poashtu me anë xhelozisë mund ta largojë dashurinë.
Argumente poetike:
"Mbrëmave kur uji mërmëron nga-dalë,
vjen t’i thotë trimi vashës nj’a dy fjalë:
Vashëzën bujare që po vin në krua
Siç’e përshëndeta, siç’m’u turpërua
Papu ula kryet e shikova si grua"
Apo:
"Kroi i fshatit tonë, n’atë mal me fletë,
derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë
posi malli i zemrës mu në gji të shkretë
Derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë,"
3. Dashuria me sytë e shpirtit, kjo dashuri llogaritet si platonike e ideale, dhe përkapë tog dashurinë piktoreske ambientale të syve, dashurinë ndjesore, inspiruese e frymëzuese të zemrës, prandaj është e përjetshme e s'vdes kurrë.
Argumente poetike:
"Kroi i fìshatit t’onë, tetë sylynjarë
nër tetë krahina qënke kroj i parë
qënke një në botë, s’paskërke të dytë
ç’na shëroke plagët, ç’na shëroke sytë.
Kroi i fshatit tonë, n’atë mal me fletë,
derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë
posi malli i zemrës mu në gji të shkretë
Derdhet aq i egër, derdhet aq i qetë,
posi malli i vashës, që djeg në të fshehtë,
posi malli i trimit, që buçet përjetë,
obobo, si malli, që nuk vdes përjetë."