1. Princërit e poezisë asnjëherë nuk e quajnë veten poet, por të dashuruar, poezitë e tyre i quajnë, serenata dashurie, po qe se poezia nuk është serenadë dashurie s'është poezi.
1.1. Fshehtësitë poetike prej Zotit qiellor i mora edhe nëse kam vjedhur,
të përbashkën pasuri përvetësova.
1.2. Dashuria ia mësoi poezinë Lasgushit,
e ai e hodhi në fletë
atij që i jepet dashuria
gjuhen e ka det.
1.3. Pemë pa fruta është poezia pa frymëzim,
poezia e të perkryerit është vërshim i natyrës se tij.
1.4. Ka shume poezi të mira, metrike, retorike, të thukta,
porse lexuesit, dëgjuesit kurrfarë njohje
nuk nxjerrin prej tyre.
1.5. Së pari shpirtin pastro, e mandej jepju poezisë,
e papastra nën margaritar
s`mund të çelë perla të detit.
1.6. Poezia është vjellje shpirtërore, është djersë shpirti, pa këtë djersë shpirtërore nuk ka poezi.
1.7. Shumica e poetëve thonë, se poezia është pastërti shpirtërore, pse se thonë të kundërten, se poezia është ajo që largon papastërtinë shpirtërore, është vjellje e brendshme eko-shpirterore që nxjerr llomet nga shpirti i papastër njerëzor.