Demokracia nr 2

Kultura

Demokracia nr 2

Nga: Fatmir Lohja Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 08:27
Fatmir Lohja

Pse nuk angazhoheni në partitë politike?- me pyeten një zëri, pasi Hysa la derën nga prapa.

Po gëzoj demokracinë.

Nuk të kuptojmë .

Demokracija me anarshinë ,janë dy koncepte krejt të kundra.

Nuk të kuptojmë.

Ekonomisto! E di qe të pëlqen humori, por mas ma prish sofren!Shprehu! – më urdhëroi xha Ago.

U mundova t’u shpjegoj se ç’është demokracija, shteti ligjor, dhe ku qendron konflikti me anarkinë. Pyetja, pas pyetjeve, ju kujtova se nuk ka komb pa shtet, se njërëzimi ende nuk është emancipuar. Se shteti është mjet dhune, për ndarjen e punëve. Polici paguhet për të mos u kacafytur njërzia me njëri-tjetrin.Burgjet, fatkeqësisht ekzistojne në çdo shtet, për të izoluar kriminelët, që nuk respektojnë rregullat e shoqërisë.

Ende nuk e kam kuptuar, se si ju po e shijoni demokracinë, pa u angazhuar me politikë! - më drejtohet Ganija me sinqeritet.

Me që jemi moshatarë i kujtova Ganisë, se si u rritëm në komunizëm. Në kopsht na mësuan poezinë: “ Kam tre nëna o fëmijë, një në kopsht, e një në “dreqollë”, dhe një tjetër thellë në gji, që e ka emrin Parti.”Kur dolëm në punë, na e nxinë jeten programet e punës ,për pleniumet me numra shumë.I kujtova shprehjen e Qamilit, kur i thanë se u shvillua pleniumiiI 19-të.” Shyqyr që u bë 19-ta ,se na solli në majë të hundës 18-ta!”

Sot mendoj i pavarur. Nuk e di nëse më kuptove zoti Gani?- me gotën në dorë ngrejta një dolli për të gjithë.

Edhe ne i urrejmë komunistët,- u mburr Ganija.

Eshtë tjetër të urresh komunizmin, dhe krejtë tjetër të urresh komunistët, - ia kthej në vend.

Nuk të kuptoj.

Jemi shqiptar, dhe po jetojmë pluralizmin politik. Gjëja më e keqe e komunizmit ishte thellimi i luftës së klasave. Meqë i urren komunistët, pse I shkon prapa komunistit, që e keni sot kryetar partije?

Ai është ndryshe.

Po të tjerët pse nuk janë ndryshe?- e pyes me ton.

Qetësohu!- me urdhëron xha Ago.- Qendrimin tënd, si i pa angazhuar në politikë, nuk ta justifikoj. Njerëzimi ka ecur përpara, se e kanë udhëhequr prijsat e zot.

Jam dakort me mendimin tuaj, për prijsat e zot, por jo Myftarët, që thonë do të bëhet vetëm si them unë, dhe jo Maliqët, që përdorin shkopin e pushtetit, sipas dëshirave të veta.E mbaj mend mirë, se u a kam treguar anektodat, se si i vë në lojë humoristi anonim Muftarët dhe Maliqët.Ta pimë një gotë raki. Ta këndojmë edhe një këngë me isofoni! Na ke mbledhur për qejfë xha Ago!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat