Acar më bëhet zemra e ngrohtë
Kur eci nëpër rrugët e botës
A më dhurojnë dikush një copë bukë
Për ta ngopur qiellin e huaj
Dimër në zemrën e heshtur
Troket një erë e ftohtë mbi mua
Se hap dot derën nga trishtimi
I mbyll sytë të mbushur plot lot
Fryej erë ngadalë të lutem
Se më humbi edhe rruga që ecja
Rrugëtar i tretur mbeta e vetmuar
Më libra në dorë duke i lëmuar
Mos më tradhëto ti brusha ime
Qëndro afer ëndrrave të pa realizuara
Luaj atë lojën që vetëm ti e di
Ngjyros nëse edhe vetëm për një ditë
Erë dimri sa shumë nuk të deshta
Pse nuk ik në malet ku ka borë
Lëre at diell që është mbas maleve
Dy rreze të ndalën mbi fytyrën e bardhë.
20.12.21
Krishtlindjet shpresë e njerëzimit
Në Këtë fundvit ku një ujë
Dhe një pik dritë po e shoh
Janë Krishtelindjet
Që këtë njerëzim e gëzon
Sa drita pa fund e ca ngjyra
Plot gaz e gëzim ju uroj
Për shumë mot
Krishtelindjet seç na bashkojnë
Si asnjë ditë më parë
Shkoi një vit i tërë
Ku të të gjithë jetuam të ndarë
Sot prek gotat t`i cakrroj më shpirtin tim
Krishtelindjet na sollën një përqafim
Sa ngjyra plot ka
Ashtu si i ka jeta
Sa gënjeshtra u thanë
Sa zemra u ndanë
Sa loti u derdh
Sa e sa na vranë
Krishtlindjet na sollën
Dritën e lumturinë
Që njerëzimi sot kërkon
Nuk më ndan feja
Do të festoj
Me plot ngjyra
Do të kërkoj prej feste
Çka do që është më e mira
Do të uroj shok e miqësi
Do të jemi e bashkuar
Deri në pafundësi
Në fund të errësires
Pava një dritë
Për ne dritat vezulluese
E plot me hare
Pak jam e mërzitur
Shkoi viti ashtu u tretë
Asnjë herë nuk ka kthim
Na qofshin këto krishtlindje
Dritë për çdo njerëzim.