Dinjiteti është mbi të gjitha në jetën e njeriut.
Duajeni respektoni e bashkohuni me njeri tjetrin.
Mos i largoni të dashurit për lakmi e pushtet.
Bëhuni solidar dhe mos u bëni goj e vesh i të tjerve.
Ngrituni me parime,mos u ngritni me hipokrizi.
Largohuni nga mërija inati e gjolezija
Mbahu ashtu si je ,mos u bëj fallco
Pranoje vllaun e motren ashtu si ësht
Asht miken e mikun me vlerat e tyre
Mos i vrit pas shpine duke u bër sikur i donë
Mos e flliq sofren që të dha buken
Mbaje veten të jeshë njeri
Mos e thyej premtimin që e ke dhanë
Mos e shkel gjakun e Dëshmorve
Mos u ngrit duke përdor emrin UÇK.
Ndaloje veten nga epshi vullgar.
Nga ndjenja e madhështis
Mos u bëj lojalist i humbjes fatale
Mbahu për të vërteten mos u bëj vrasës i lirisë.
Ik nga injoranca e largohu nga errsira
Mbahu te e vlrteta mos ngri koken si përparimtar
Përdore mendjen ku duhet mos shkel të vërteten
Rrugto në rrugen e dijen e mbaje krenarin
Mos e mbyll zemren me të zezen
Mos e lëndo prindin familjen lej rrugë fëmisë
Largohu nga hijet e zeza që sjellin vetem trathëti
Mos u bëj me lojrat e atyre që vrasin njerzimin
Ruje fjalen e nderin e familjen tuaj
Besen e nën loken që ta dha bekimin
Mos shkel aty ku së bon e ta keshë trishtimin
Mos u ngrit me vlerat e huaja.mos u bëj kaprroc
Mos gjyko ata që kan arrit njohuri
Nëse je i afët e din diqka për së mbari
Prano të vërteten e mos e fut veten në të zi.
Pranoje arritjen e tjetrit mos u bëj trathëti
I mjerë ësht ai që vret veprat e të tjerve
Më i mjer ësht edhe vet ai që hesht te drejtsija
Të mjer jan ata që se pranojn vleren e të diturir
Ata që për interes i ka zën ngusht friga e lakmija
Të mjer e të vobekt mbesin ata që i ka kaplu gjelozija
Pak më ndryshe e filloj kët vit .lutemi të jet i mbarë
Ku uroj për njerzimin mbarsi shëndet e lumturi
Por !së mund ti dua hipokritet e rrejshum gjysmak
Që për interes shkatrrojn të vërteten , Liri.
Ata që duken si njerz,përbrenda janë të mjer e të veshur në zi.